Të gjithë po kritikojnë Kristjan Asllanin për rastin e humbur kundër Barcelonës. Mesfushori shqiptar mund t’i jepte fitoren e madhe Interit dhe ta kalonte matematikisht në turin tjetër, kur ishim dy javë para fundit të grupeve në Champions League.
Megjithatë egoizmi i mesfushorit shqiptar mund të thuhet se ishte i të njëjtin nivel me Dembele. Në minutën e 80 të ndeshjes, kur rezultati ishte 1-2 në favor të Interit, lojtari i Barcelonës kërkoi që ta zgjidhte vetë situatën dhe nuk pasoi për te Ansu Fati që po priste për të dërguar topin në rrjetë.