Myrto Uzuni po kalon një sezon fantastik te Granada. Sulmuesi shqiptar po vazhdon shkëlqimin e tij në Spanjë edhe pas pushimit të Kombëtareve. Lojtari nga Berati ka dhuruar asist në minutën e 9 të takimit, ndërsa në të 27-n ka gjetur rrugën e rrjetës me një gol spektakolar me kokë.
Uzuni shkon në kutoën e 7 golave të shënuar për këtë sezon, duke udhëhequr listën e golashënuesve në La Liga 2. Granada po udhëheq me rezultatin 2-0 kundër Sportingut të Gijonit, ndërsa mbetet ende pa u përfunduar pjesa e parë
Sulmuesi kuqezi ka shënuar golin e dytë personal në ndeshjen e sotme që Granada po fiton me rezultatin 3-0 kundër Sportingut të Gijonit. 25-vjeçari ka shënuar një gol mahnitës në minutën e 52-të të takimit.
Uzuni ka shfrytëzuar më së miri një asist të ardhur në zonë. Lojtari nga Berati kërcen në ajër dhe me një gjysmëroveshatë e ndal topin në rrjetë. Një sezon me shifra impresionuese, që pritet të rezervojë të tjerë gola për futbollistin e Kombëtares shqiptare.