Tre vjeçarja Emmy po flinte pranë shoqes së saj më të mirë në një çerdhe në Tajlandë, kur një person i armatosur me thikë dhe armë hyri në dhomë.
Klasa kishte gjithsej 11 fëmijë, të gjithë rreth tre vjeç.
Më parë vogëlushët ishin duke vizatuar dhe edukatoret i dërguan prindërve foto me fëmijë të lumtur dhe të buzëqeshur.
Dy orë më vonë, në kohën kur ata po flinin gjumë, ish-oficeri Panya Kamrab hyri në ndërtesë.
Dëshmitarët thanë se ai fillimisht qëlloi personelin, përfshirë një mësuese që ishte në muajin e tetë shtatzënisë, përpara se të futej me forcë në secilën nga tre klasat e kopshtit. Ai vrau të gjithë miqtë e Emmy-t ndërsa flinin. Nuk është e qartë se si Emmy, e cila ishte e vetmja që i mbijetoi masakrës, arriti të shpëtonte.
Ajo u gjet e zgjuar përkulur pranë trupave të shokëve të saj të klasës.
“Nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte kur u zgjua. Mendoi se shokët e saj ishin në gjumë. Një oficer polici i mbuloi fytyrën me një copë dhe e largoi nga skena e tmerrshme me gjak”,tha gjyshi i saj 59-vjeçar Somsak Srithong.
Ekipet e shpëtimit e çuan Emmy-n në katin e dytë dhe më pas hynë në dy klasat e tjera, duke shpresuar dëshpërimisht të gjenin fëmijë të tjerë të gjallë.
Ajo është fëmija i vetëm që ka përjetuar masakrën në Nong Bua Lamphu të enjten. Në total, 37 njerëz vdiqën, përfshirë gruan e sulmuesit dhe djalin e saj. Vogëlushi 2-vjeçari ishte i rregjistuar në çerdhen ku ndodhi masakra por atë ditë nuk kishte shkuar.
Njerku i tij, pasi i vrau shokët e klasës, iku në shtëpinë e bashkëshortes duke vrarë nënë e bir, e më pas veten. 24 nga viktimat janë fëmijë.
“Ndihem shumë mirënjohës që ajo mbijetoi. E përqafova aq fort kur e pashë”, thotë Somsak.
Nëna e Emmy-t, 35-vjeçarja Panompai Srithong, punon në Bangkok gjatë javës. Asaj i kishin thënë se të gjithë fëmijët në qendër kishin vdekur.
“Më në fund mora një telefonatë me video nga Emmy-n dhe u mbusha me frymë”, thotë ajo.
Ne flasim në heshtje ndërsa ajo luan me çizmet e saj të preferuara Hello Kitty Wellington në kopsht, tregon gjyshi i 3-vjeçares. Ajo vazhdon të pyesë për mikun e saj më të mirë, Pattarawut tre-vjeçar.
Ata flinin gjithmonë së bashku me këmbët të prekura. Ajo gjithashtu e donte çerdhen dhe edukatoret e saj.
“Ajo thjesht dëshiron të shkojë në shkollë çdo ditë. Ne duhet të vazhdojmë t’i themi se shkolla është mbyllur. Ajo është shumë e re për të kuptuar konceptin e vdekjes.”
Ritet budiste dhe lutjet për viktimat po zhvillohen në disa tempuj në qytet për të shënuar fillimin e tri ditëve të zisë.
Ende nuk dihet motivi i sulmit, por policia tha se Kamrab u pushua nga puna në qershor për përdorim droge.