Sot një “sihariq” i madh… u bashkuan “trokalarët”, për të bërë dhe një herë realitet ëndrrën e tyre, marrjen e qyteteve, për t’i bërë trok dhe qytetarinë.
Këta “trokalar” i mendojnë shqiptarët si banor të fshatit të qorrave, ku horrat kanë një sy dhe me shpatat dhe ushtat e patriotizmit, fletoret dhe falltoret e gjithefarë modeli të “demokotsisë”, të hedhur në banaqe kazanash mediatik, që me mediokritetin e tyre intelektual mbuushin studio, lodhen e rriopaten, për të bindur shqiptarët për “ndershmërinë” e tyre.
Këta që e bënë Shqipërinë trok, e shkretuan, e rrënuan, e vodhën dhe e capërluan bëjnë sikur kanë humbur memeorien para se të shkojnë te vendi ku jepet llogari, por për fatin e keq të tyren të vërbuar nga tmerri pafund i së ardhmes, nuk shikojnë… se nuk e ka humbur memorien një popull i tërë.
Nuk ka popull që ta hajë gënjeshtrën më të trash në botë se një rrogëtar shteti për 30 vjet bëhet mbret…pa patur asgjë trashgimi nga soji i vet.
Askush nuk mund të besoi, se vrasësit e shtetit, demokracisë dhe shkatërrimit të Shqipërisë e duan kaq shumë atdheun dhe kombin, pasi kanë bërë gjëmën jo nga dashuria dhe padia, por nga makutria dhe poshtërsia e një rrace që kapi pushtetin, duke vrarë në emër të pis “miletit”, ashtu si “Ai”, që nuk guxojnë as emrin t’a përmendin, sepse i mësoi i edukoi dhe na i lëshoi si kopila në prehërin e demokracisë.
Sekretari i Partisë me sekretarin e rinisë që duan të shpëtojnë demokracinë duhet të shpëtojnë veten si një mision “imposibile” që mund të realizohet vetën nëse vdes një popull i tërë.
Listë së pafund e bëmave të trokalarve çdo ditë po ta hapësh nxjerr një krim dhe një kriminel, ashtu sikurse nxjerr pluhur thesi i miellit sa herë që shkundet.
Ndaj brekët e dh**ra dhe të shu**osuar, nuk mund ti fshihen sepse i’u tradhëton era e qelbur që nuk ikën kurrë
Rrjeshtimi dhe bashkimi për të na shpëtuar nga qentë dhe për të na drejtuar hienat është tepër komik, por edhe i pamundur…është era, era që na detyron tu rrimë vite dritë larg., kurse ata që i’u afrohen janë korba, sorra,dhe ish gjela të kthyer në pula, që u a kanë prerë lafshën dhe shpresojnë të pamundurën sipër plehut…një lafshë të re. / Ekskluzive.al