Emocione dhe shumë gola të shënuar. Kjo ishte tabloja e mbrëmjes së sotme në Europa League. Tetë ndeshje me 16 skuadra që zbritën në fushë prej orës 21:00 prodhuan plot 23 gola. Manchester United ia doli të fitonte në fund të takimit, ndërsa Lazio e Elseid Hysaj nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Sturm Graz.
Në mbrëmjen e sotme i vetmi shqiptar që realizoi në Europa League, ishte Enis Bardhi. Mesfushori shfrytëzoi saktë një goditje dënimi nga distanca me fanelën e Trabzonsporit. Më poshtë njihuni me rezultatet që prodhoi mbrëmja e sotme e Europa League si dhe golin e realizuar nga Bardhi.
REZULTATET:
Ferencvaros – Crvena Zvezda 2-1
Lazio – Sturm Graz 2-2
Ludogorets – HJK 2-0
Manchester United – Omonia 1-0
PSV – Zurich 5-0
Real Sociedad – Sheriff Tiraspo 3-0
Trabzonspor – Monaco 4-0
Union Berlin – Malmo 1-0
n