Ka vend edhe për humor në takime tepër serioze, siç është edhe kongresi i Partive Socialiste Evropiane, i cili po zhvillohet aktualisht në Berlin dhe pjesëmarrës janë edhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama e Albin Kurti.
Kurti, në një çast kur po zhvillonte një bisedë me dikë tjetër, është habitur teksa sytë i janë mbyllur nga dy duar të mëdha!
Pa thënë asgjë, personi me të cilin po bisedonte, i pëshpëriti: Shihe kë e ke prapa, kryeministrin Rama.
Po! Nga prapa qëndronte as më pak e as më shumë, por vetë Rama, i cili e ka befasuar Kurtin dhe e ka vënë për një çast edhe në siklet homologun nga Kosova.
“Po duhet të më kishe gjetur vetë more”, ia ktheu ai batutën Kurtit, i cili i ka shpjeguar se bashkëbiseduesin e tij e njeh që prej kohës së burgut.
Të dy më pas kanë shkëmbyer disa batuta të sinqerta dhe klima e bashkëbisedimit të tyre u duk tepër e ngrohtë dhe miqësore mes krerëve të qeverive shqiptare e kosovare, ku takimi vëllazëror në një kongres si i PPE-së, duket se ka qenë krejtësisht i pashmangshëm.