Disa pamje me protagonist yllin e Real Madrid, Cristiano Ronaldo teksa i fut duart në të pasme shokun të skuadrës po bëhen virale në rrjetet sociale. Gjatë ndeshjes së sotme Valencia-Real Madrid e cila u mbyll me rezultatin 1-4 në favor të madrilenëve, portugezi ka bërë një gjest të çuditshëm.
Pasi Marcelo Vieira shënoi gol në minutën e 84 dhe të gjithë shokët e skuadrës po e përqafonin, Cristiano Ronaldo afrohet dhe i fut dorën në të pasme. Ka qenë një moment i shpejtë i futbollistit, por që është kapur nga kamerat.
Nuk dihet nëse Ronaldo ka dashur të bëjë thjesht shaka me shokun e skuadrës, por ai është vendosur shpesh në qendër të debateve dhe mediave për prirjet e tij seksuale.