Ylli Rakipi ka zhvilluar emisionin “Të paekspozuarit” ku tema kryesore ka qenë politika në vend. Në një moment ishte duke u folur për anën e errët të shqiptarëve në Europë, kryesisht për kultivimin e ka.nabisit. Por Rakipi ka ndërtuar një vijë paralelizmi me Kristjan Asllanin dhe nuk ngurroi që ta ofendonte këtë të fundit.
“Ka pasur disa raste kur disa të rinj shqiptarë arrestohen në Itali, Spanjë, Angli, si kultivues të ka.nabisit. A janë vërtet janë kaq shumë të përfshirë shqiptarët në këto ngjarje? Se unë nuk e njoh këtë të kan.abisit, por shoh gjërat e tjera. Media sportive e jona është shumë amatore.
Këtu nuk thuhet më Interi i Milanos, por Interi i Asllanit, Celësi i Brojës. Në fakt ky Asllani është një gjysmë budalla futbollist sa bëri gafën e madhe me Barcelonën. Ne bomb.ardohemi me këtë psikozë, mos është e njëjta gjë. Atë rast që humbi Asllani, nuk e humbisja as unë”, tha Rakipi.