Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherësh ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe juristi i njohur, Spartak Braho ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka zbuluar detaje dhe cekur shumë çështje të ndjeshme, për të cilat qytetarët dhe opinion publik është i interesuara për t’i dëgjuar. Gjatë një interviste të gjatë për gazetën “SOT”, zoti Braho zbulon sherret e forta brenda PD, teksa tregon edhe arsyet se pse sipas tij, Sali Berisha do të përzihet nga politika pas 3 nëntorit dhe kush do t’i fitojë zgjedhjet vitin e ardhshëm. Ndërkohë ish-ligjvënësi socialisti tregon se si Berisha, Rama dhe Meta po kërcënojnë SPAK dhe pse u shkarkua në të vërtet Gledis Nano.
-Zoti Braho, në PD zien debati për legjitimitetin e saj, për shkak se çështja ende është në gjykatë. Pse po e vonon gjykata vendimin për legjitimitetin e PD? Ka zëra se po presin që Berisha të dalë jashtë loje përmes ligjit të dekomunistizimit…
Dalëngadalë po mbushet një vit që nga koha kur Sali Berisha me një inkursion politik mitingjesh të vetëquajtur “Foltore” mori përsipër të organizoj dhe të drejtoj këtej e tutje vetë Partinë Demokratike. Disa mitingje, mbledhje apo Kongrese, të drejtuara prej tij nga një strukture që nuk ishte dëgjuar deri atëherë, të quajtur Komisioni Rithemelimit, ai spostoj dhe shkarkoj Kryetarin e deri atëhershëm të saj Lulzim Bashën. Ishin të gjitha këto një mënyrë veprimi vërtetim që ngjason me një “grusht shteti politik”, por i zakonshëm, për huqet dhe aftësitë e Berishës si mjeshtër i komploteve.
E quajti Rithemelim të strukturave të elektoratit të djathtë, të shumtit e të cilëve nuk u mor vesh, ishin anëtarë të Partisë Demokratike apo simpatizantë. Një fasadë zgjedhore e Dhjetorit dhe Janarit të quajtura Kongrese e zgjodhën Sali Berishën Kryetar të Partisë Demokratike, por të pakonfirmuar e të njohur nga Gjykata, si Parti legale që gëzonte dhe atributet e PD-se së deriatëhershme.
Në këto kushte nuk dihet se kush është e vërteta dhe zyrtarja midis këtyre dy partive. Tani ky është problemi, që për shumë kënd është i kuptueshëm, por jo për ata që drejtojnë këto dy parti. Secili qëndron në të veten duke trashur zërin se Partia legale jam unë!!! Për mos e zgjatur më me këtë çorbë shpjegimesh, është Lulzimi apo Saliu kryetari i PD-së, po i bie shkurt. Thelbi i kësaj çështje lidhet se kush e ka legjitimitetin që parashikon ligji “Për krijimin e Partive Politike”. Referuar këtij Ligji, edhe pse PD-ja gjatë 30 vjetëve të historisë së saj, disa herë është ndare ne copëza dhe disa here jane bashkuar me pas fraksionet politike te saja. Pjesa legjitime e saj mbeti ajo e njohur në Dhjetor të 1991 me Kryetar Sali Berishën.
Në vitin 2013 ai pranoi dorëheqjen u largua nga të gjitha funksionet dhe atë të Kryetarit me “zotimin solemn”, se nuk do të kthehet më në drejtim duke ja dhënë drejtimin e Partisë së tij Lulzim Bashës. Në këtë sens problem nuk është thjesht politik, por ligjor.
Pa zgjidhur këtë ngërç, pra legjitimitetin të dyja palët, pasi bën një seancë grushtesh, në ambientet e Shqupit dhunë, tentative për të eliminuar fizikisht njëri-tjetrin e forcë për të marrë godinën dhe ambientet ju drejtuan gjykatës e cila ende nuk është shprehur përfundimisht. Do të jetë vendimi i Gjykatës, që do të ndajë “shapin nga sheqeri”, ashtu sikundër është e vërtetë që ky vendim vazhdon të jetë i vonuar jo vetëm për shkak të procedurave, por edhe disa ngjarjeve e ndryshimeve politike që kanë rrjedhur, ku me kryesorja është se ish-drejtuesi i PD-se Sali Berisha është nominuar nga departamenti Amerikan i Shtetit si person NON GRATA.
Ky qëndrim e komplikoi zgjidhjen dhe ka stepur Gjykatën “hë për hë”, për të ndarë sherrin e dy “motrave” aspak miqësore me njëra tjetrën. Logjika dhe gjasat janë që Gjykata të mos e njoh si legjitime Partinë e Berishës, paçka se ajo mund të këtë numrin më të lartë të anëtarësisë, po numrin më të vogël të deputetëve të grupit parlamentare. Kurse “karrigia” për këto dy parti është vetëm një në të cilën do të hip ajo që do të caktojë vendimi i Gjykatës.
-Çdo të bëhet me Partinë tjetër për të marrë pjesë legalisht në jetën politike?
Asaj i duhen të formatoje kërkesa dhe simbole të reja dhe për ti miratuar e legalizuar e për këto duhet të shkoj në Gjykatë për të marrë një emër të ri. Pamundësinë e zgjedhjes dhe legalizimin e Par- tisë së Berishës e dikton edhe fakti se Kuvendi ka përgatitur për shqyrtim dhe miratim amendamente shtesë në ligjin e “Dekriminalizimit”. Mesa kemi parë Berisha e ndonjë tjetër do të përjashtohen nga të qenit drejtues politike e deputet për shkak të prejardhjes së tyre e funksionet që ka mbajtur para viteve 90. Kjo është arsyeja e sherrit të brendshëm, por edhe mënyra ligjore e zgjidhjes për dy “shemrat” të quajtura akoma PD. Në themel të këtij sherri qëndron mëkatet dhe problematika e plakut 80-vjeçar i mbaruar politikisht dhe mendërisht.
-Shiko, jemi në vigjilje të zgjedhjeve lokale të vitit 2023, ku kanë dalë edhe sondazhe, sikundër është parashikimi i Eduart Zaloshnjas, sondazhisti i talentuar shqiptar. Si ju duken…
Vendi ndodhet në prag të zgjedhjeve të organeve të pushteti vendor ku të gjitha partitë kanë nisur secila sipas mënyrës së tyre fushatën elektorale me objektivin kryesor për zgjedhjen e kandidatëve. Është ky një proces i ndërlikuar sepse nga njëra anë Mazhoranca si Parti e vetme në fushatë do të këtë problem për shkak të konsumimit që kanë pësuar të zgjedhurit e saj kryesore. Ndërsa opozita nga ana tjetër duke qenë e përçarë në tre pole, dy PD, Partia e Lirisë dhe grupi i partive të tjera të djathta do te jete problematike. Si do te zgjidhen kandidatet, kush do ti propozoje, me cilin sigël do te paraqiten në fushatë? Ka zëra që thuhet se Partia e Saliut dhe Flamurit këtë handikap do ta zgjidhin me ndihmën e simboleve të partisë së Ilir Metës i cili është me pikëpyetje nëse do ta haj “sapunin për djathë “kur Partia e tij nuk do të këtë listë për kandidate.
Ky formatim i listës së kandidatëve ndonëse është i mundshëm ligjërisht, nuk është i dobishëm për partitë e tjera. Ditët e fundit po synohet të krijohet një grupim politik me përbërjen e të gjithë grupimeve opozitare nën një sigël zgjedhore. Por edhe kjo mënyrë zgjidh vetëm anën proceduriale. Por në kushtet kur brenda këtij grupimi prevalojnë interesa të ndryshme të krerëve të tyre dhe jo i elektoratit, që përfaqësojnë do të jetë i vështirë, sigurimi dhe fuzionimi i një shumatore elektorale fituese. Këtë e tregojnë dhe e parashikojnë edhe sondazhet e Z.Eduart Zaloshnjës. Era fryn përsëri për mazhorancën aktual, ndonëse ajo nuk do të jetë mirëfilltë socialiste.
-A kanë efekt dhe ndikim thirrjes për protesta të partive opozitare për të rrezuar Edi Ramën?
Thirrjet e dyshes Berisha-Meta për organizim protestash me disa lloje cilësimesh, si të pandalshme, me dhune, me mosbindje civile, revolunicionare të pandërprera ashtu siç e kemi parë deri tani nuk ka ndonjë sinoptike apo gjase se do te zgjidhin gjë. Ndonëse kjo shkume thirrjesh, ngrihet mbi një problematike dhe të drejta për të protestuar dhe ja vlejnë për të zgjuar opinionin kundër keq qeverisjes së mazhorancës në terezi, dhe drejtimit pa busull dhe problematike në situatën ekonomike në vend të qeverisë së Ramës. Është interesant të parashikohet rezultati i këtyre zgjedhjeve ndërkohë që vendi ka nevoje për ndryshime rrënjësore. Përball dyshes Berisha, Meta e kompani, Rama ka mundësi ti kapërdije ti mposhtë në zgjedhjet e pritshme të vitit të ardhshëm, por jo ashtu siç e pret e mendon drejtuesi i Partisë Socialiste. Gjithsesi kjo është vetëm prognoze kuvendi dhe politika kanë nevojë për novacione në ide dhe veçanërisht në emra. Nuk mund të vazhdohet me Vangjush Dakon në rrethin e Durrësit apo me “zogjtë” që ka përgatitur për fushatë, ashtu sikundërse nuk mund të vazhdohet në Mamurras me vjedhësin e makinës së Benzemas.
-Sipas jush, a do të vazhdojë pandëshkueshmëria për krimet vazhduese që i ka kryer Sali Berisha këto 30 vjet ?
Të paktën Berisha e ka drejtuar vendin herë President e herë Kryeministër për gati 15 vjet, por bilanci i drejtimit tij, pothuajse është negative pasi ai ka rrezikuar qeverisjen e vendit me qindra skandale dhe personalisht ai duhet të përgjigjet jo vetëm politikisht por edhe ligjërisht. Ai i ka mbijetuar situatave të vështira për shume faktorë. Për të shpjeguar ato hollësisht dhe specifikisht nuk do të ndalemi. Kryesore për këtë mbijetese të tij, mosfunksionimi i shtetit që ka sjellë pandëshkueshmërinë dhe vënien para përgjegjësisë. Etapa e tij e mosfunksionimit të shtetit dhe ligjit që ka zgjatur periudhën e tranzicionit duhet thënë e pranuar se e ka “mbjellë” e kultivuar edhe vetë Partia Socialiste e drejtuesit e saj në vite, por edhe ndikimi i faktorit ndërkombëtare me motivin “ta ruajmë stabilitetin në Rajon dhe në Shqipëri”. Gjatë këtyre viteve asnjë gjemb nuk i ka hyrë në trup.
Berishës në një kohë që ai duhej të ish-ndëshkuar jo për faje e padijeni, por për krime. Sot ai duhet të ishte prapa hekurave me kohë. Pa aftësia, mungesa seriozitetit e idealizmit, intrigat, marrëveshjet pa skrupull të tipit një here drejto ti njëherë unë, korrupsioni, radhët e mazhorancës socialiste kanë shtuar jo vetëm pakënaqësinë të shqiptarët por dhe pasivitetin dhe gjendjen e rende. Nuk duhet te gjykohet vetëm Sali Berisha dhe soji i tij, por edhe drejtuesit demagoge të babëzitur socialiste me vite, disa hileqare që u kanë konvertuar në rilindas, pa ideale ndershmërie dhe burra pa b……dhe jo shtetarë të vërtetë.
-Volume të tëra dosjesh e denoncimesh penale kanë vërshuar në zyrat e SPAK-ut. Ka më shumë se 2 vjet ç’bëhet me to?
Hapja e këtyre dosjeve të gjynaheve që deri tani janë vetëm hapje të mëparshme krimesh, si ato të vitit 1997, grushtit të shtetit, shitjes të interesave kombëtare të korrupsionit dhe vjedhjeve të privatizimit, vrasjet e Gërdecit apo të 11 Janarit, dosja e kompleksit Partizani dhe pastrimi i parave të agjenturës Ruse nga PD-ja etj etj. Kanë mbetur këto dosje vetëm si çështje të hapura, por jo të mbyllura të shoqëruar me ndëshkim në emër të ligjit. Thuhet se Prokuroria e Posaçme Anti korrupsion po punon edhe pse ndaj saj mund të bëhen vërejtje për ngathtësi e kërcënime. Këtë ripërsëriti ditët e fundit dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim me zotimin se “po i mbajmë shënim”, por kur këto deklarohen në mënyrë të përsëritur ato humbasin jo vetëm qëllimin e mirë, por thellojnë edhe pafuqishmërinë e tyre dhe të veprimit ndaj atyre që i kryejnë krimet.
Ndërkohë opinion ka një tjetër mendim, ai thotë se Saliu ja piu lëngun edhe amerikaneve ose “qenka lojë kjo” siç thoshte dikur në një fillim i madhi Ndrec Luca. Personalisht si jurist kam dënuar ndërhyrjet e Berishës, Ramës, Metës për deklaratat etj kundër SPAK-ut me idenë LARG DUART NGA SPAKU, tani nga zonja Kim morëm vesh se prokurorët e gjyqtarëve të SPAK-ut po u bëhet përsëri presion, kërcënime dhe joshje nga personazhe me kordele politike në qafë. Është ky një lajm i keq, por edhe i mirë. Është i keq për “kurajon” që përfaqëson zërin e malavites apo mafies shqiptare synon të pengojë punën e prokurorëve dhe gjyqtarëve, synon të sabotoje Reformën në Drejtësi. Por lajmi i mirë është se ka nisur reagimi dhe ata janë trembur. Mesa duket i ka trembur lëvizjet që po bën SPAKU dhe vetë reforma në drejtësi. Ideja që po dominon në opinionin e gjerë është se SPAKU po punon i tkurrur, pa fuqishmëri dhe janë kthyer në proveverbale dhe angazhimi i tyre në mjaft çështje tërësisht anësore dhe pa peshë. Populli thotë me “mirë pa djep, sesa një djep me shejtanin brenda”. Vazhdojmë të shpresojmë dhe gjithsesi shpresa vdes e fundit.
-Cili është peizazhi i qeverisjes së sotme të Edi Ramës?
Peizazhi ekzistues i pasqyrës qeverisë të kabinetit Rama 3 vazhdon të mbetet i zymtë dhe lë shumë për të dëshiruar e ballafaquar me pritshmëritë e shqiptarëve. Kjo qeverisje ka nevojë ulëritëse për të ndryshuar kahun, aventuresk ku është futur imediatisht dhe të prek e filloi terapi ekonomike efikase për të ndryshuar jetën e fermerit mësuesit pensionistit, etj. “Shejtani në djep” që në këtë rast është Sali Berisha po luan aktin e fundit të marrëzisë se pandëshkueshmërisë së tij. Tani atë e ka braktisur jo vetëm zonja Kim si ambasadore e Amerikës por edhe mjaft shtete të tjera të Europës. Madje as nuk e presin dhe takojnë si person i shpallur non grata.
Ka një duel të fortë mediatik midis tyre por, që po kthehet në një duel pa fund edhe me nuanca hilariteti. Por kur nuk e prisni dhe kur nuk e takoni, dhe e keni bërë hasha si të padëshirueshëm për demokracinë këtij të i korruptuar deri në majën e thoit, pse nuk veproni zonja ambasadore, sepse po vihet në lojë reputacioni i vendit tuaj, i fateve të demokracisë shqiptare. A e kuptoni që Ciniku i Zi Berisha po vazhdon të llomotisë në daljet e tij televizive e po tallet e ju qesëndis ndonëse hidhërisht. Shteti amerikan ka vënë në dispozicion mijëra dollar e fonde për Reformën në drejtësi ose më mirë të themi për Rilindjen e Shtetit Shqiptarë. Këto shpenzime financiare duhen justifikuar që të jenë të efektshme. Dikush do të përgjigjet për dështimin e reformës në drejtësi në llogari të fundit. Amerikanët nuk të falin kur është fjala edhe për shpenzimet e tyre financiare.
E kam thënë dhe vazhdoj të mendoj se tashmë është kristalizuar opsioni se vetëm drejtësia ku përfshihen organet e prokurorisë gjykata e tjerë do ta shpëtojnë këtë vend. E thënë troç Znj.ambasadore kanë filluar t’iu përgojojnë e të mos jua vënë veshin këta liderët e politikës së sotme. E thënë troç kanë filluar t’iu përgojojnë, t’iu marrin nëpër këmbë e mos jua vëjnë veshin këta liderë të politikës së sotme. Ku e gjejnë këtë kurajo që gjoja në emër te sovranitetit, pavarësisë, parimeve demokratike, këta që janë të dhjerë deri në fund bëjnë rolin e të fortit.
Kështu vepron Berisha, kështu luan Meta dhe kështu deklamohet dhe kryeministri Rama. Madje ky i fundit e ka kundërvënien me ju jo vetëm nën zë por direkt, kur kundërshton edhe institucionet ndërkombëtare financiare për amnistinë kriminale fiskale, për pastrimin e parave, me kultivimin kriminal të kanabisit, që Zot na ruaj që kjo KRTSH-ja të lejoj ndërtimin dhe hapjen e “Shtëpive të Barit”.
Po synohet të sigurohen para duke shitur pasaporta që kanë marrë nofkën të “arta” për të huajt e gjithë fare llojëshme. Qindra shqiptare po marrin arratinë, po zbrazet vendi veçanërisht fshati, por a do të rikthehen një ditë valle? Shqipëria në 800-900 mijë banore në vitin 45, në vitin 90 po shkonte afro 4 milion banore. Tani shifrat janë zvogëluar me dyfish. QUE VADIS ? A e di kryeministri dhe grupi parlamentar i mazhorancës se nuk mund të miratohet kultivimi prodhimi dhe përdorimi i kanabisit pa ndryshuar KODIN PENAL SHQIPTARE. Duhen jo vetëm studime e prognoza serioze por edhe hapa ligjore të domosdoshme të cilat janë shume të vështira dhe proceduralisht të parealizueshme siç pa
rashikon Kushtetuta. Atëherë pse hidhet në treg? Përse duhet kjo propagandë dhe demagogji?
Vetëm për të thënë që ja ne e thamë dhe e lamë shpirtin por shqiptarët nuk e duan. Apo bëhen për fushatën e pritshme elektorale? Çdo hesap në këtë mes është i dëmshëm dhe kriminal në pasoja. Paraprakisht duhet të mendosh që para se të kultivosh kanabisin të nxjerrësh nga burgu ato qindra të rinj e pleq të dënuar dhe kjo kërkon veç ndryshimeve ligjore penale edhe amnisti. Për problemet e situatës së krimit e kriminologjisë na duhen jo mendime spontane, por qendra studimore. A mund të vazhdohet pa një Institut të Studimeve dhe të Shkencës dhe Fenomeneve të kriminologjisë? Vetëm me një ekspert italian apo me profesorë Ervin Karamuço dhe Artan Rexha, nuk mund të ecet ndonëse janë të një niveli të lartë. Po të pa organizuar në një Institut zëri i shkencëtarëve të kriminologjisë nuk dëgjohet nga shteti dhe strukturat e tij ligje zbatuese.
-Kush e “vrau” Drejtorin e Përgjithshëm të policisë Gledis Nano? Kjo nuk është me enigma tani.
Dikush tha se Drejtori i Përgjithshëm u shkarkua se dinte dhe fliste mirë anglisht me Ambasadën Amerikane. Dikush tjetër tha se ka denoncuar në SPAK pa lejen e titullarëve politike me një listë oficerësh policie që jo vetëm marrin rroga nga bandat kriminale por se edhe dekonspirojnë të dhënat e operacioneve policore dhe hetimore. Dikush tjetër thotë shefi i policisë u shkarkua se nuk zbatonte porositë dhe urdhrat për emërime të Ministrit.
Ka edhe një variant tjetër sipas të cilit në fazën e përgatitjes dhe përballimit për protesta nga opozita dhe zgjedhjeve elektorale Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk do ta ketë situatën në dorë ndaj duhet zëvendësuar me një tjetër më të besuar. Mund të ketë edhe opinione të tjera por mendoj këto janë kryesoret dhe siç shihet asnjëra nuk të bind se shkarkimi vërtetë i tij ishte për motive aftësie e profesionale. Shkarkimi i tij ishte politik. Dikush ka qenë fort i interesuar për ta larguar nga detyra, atë që u cilësua nga strukturat investiguese amerikane si profesionist i rritur dhe aftësuar në shkollën amerikane të policisë, me besueshmëri të plotë për aftësitë dhe bashkëpunimin e tij për të ndjekur e goditur krimin dhe kriminelët që tashmë janë një dukuri jo vetëm shqiptare por inter-kontinentale.
Kam bindjen se shkarkimi i këtij kryepolici e organizoj dhe realizoi MAFIA POLITIKE SHQIPTARE, në bashkëpunim me MAFIEN KRIMINALE VENDASE, së bashku edhe me MAFIEN NDËRKOMBËTARE. Gledis Nano duhej “vrarë” sepse kishte filluar të prekte në sinore të rrezikshme. Këtë gjë e dëshmon edhe reagimi mediatik i fortë i Ambasadës Amerikane në mbrojtje të një polici model të ndershëm të cilin me detyrën dhe profesionin e lidhte vetëm zbatimi i ligjit dhe jo orekset e politikes së ditës.