Atalanta nuk ndalet, Bergamaskët kanë mundur 2-1 Sassuolo-n në javën e 10-të të Serisë A dhe ka marrë përkohësisht kreun e kampionatit.
Një fitore në shtëpi me përmbysje për skuadrën e Gasperini-t që, bashkë me Napoli-n, është skuadra që nuk ka pësuar asnjë humbje deri tani në kampionat.
Ka qenë Kyriakopulos që ka kaluar në avantazh Sassuolo-n në minutën e 41-të menjë gol spektakolar. Asisti është dhënë nga Luca D’Andrea, i cili, në moshën 18 vjeç e 39 ditëm është lojtari më i ri që ka dhënë një asist në Serinë A nga Pedro Pereira me Sampdoria-n në tetorin e 2015-ës (17 vjeç e 255 ditë kundër Inter-it).
Reagimi i zikaltërve ka qenë pothuajse i menjëhershëm duke parë se Pasalic ka barazuar rezultatin pas vetëm gjashtë minutash. Pjesa e dytë ka filluar ashtu si u mbyll e para, me gol për bergamaskët.
Autori ka qenë Lookman, i cili ka dërguar topin në rrjetë pas një lëvizje të bukur në zonën e rreptësisë. Kjo fitore e Atalanta-s bëhet më e çmuar për faktin se vjen dy ditë para ditëlindjes së 115-të të klubit.