Khloé Kardashian i ka dhënë fund të gjitha aludimeve se përse ajo po mban prej kohësh një fashë në faqen e saj. Khloe foli me sinqeritet për problemin e saj shëndetësor, në rrjetet sociale, duke thënë se ajo shkoi te mjeku për një biopsi pasi vuri re një gungë të vogël në fytyrën e saj që nuk u zhduk për 7 muaj.
Ylli televiziv u takua me një dermatolog i cili i ekzamnoi fytyrën e saj dhe më pas ajo bëri dy biopsi që rezultuan se kishte nevojë për një operacion të menjëhershëm për të hequr një tumor nga fytyra e saj. Tashme gjithçka duket mirë tani dhe ajo po shërohet.
Burime të afërta me Khloe i thonë TMZ se biopsia e parë zbuloi melanomën dhe doktorët nuk mund t’i besonin rezultatet, kështu që u krye një biopsi e dytë. Na është thënë se pasi u hoq tumori u testua dhe zbuloi melanoma prekanceroze.
Khloe thotë se po ndan frikën e saj nga kanceri për të inkurajuar njerëzit që të kontrollojnë lëkurën e tyre sa më shpesh, duke theksuar se edhe pse ajo mban gjithmonë krem kundër diellit pati këtë problem.
“Tani jemi në procesin e shërimit. Ju do të vazhdoni të shihni fashat e mia dhe kur të më lejohet, me siguri do të shihni një shenjë në fytyrën time por deri atëherë shpresoj të kënaqeni se sa fantastike po i bëj të duken fashat e fytyrës,”- shkroi Khloe në InstaStory.
Më pas ylli vazhdoi: “Në moshën 19-vjeçare pata melanomë në shpinë dhe bëra një operacion për ta hequr atë gjithashtu. Unë jam e përgatitur paraprakisht ndaj melanomave. … Unë jam dikush që përdor krem kundër diellit çdo ditë në mënyrë rigoroze, kështu që askush nuk është i përjashtuar nga këto gjëra. Unë nuk kam pasur probleme prej vitesh, por doja të ndaja përvojën time me ju, në mënyrë që nëse vëreni se diçka nuk duket si duhet, të merrni masa dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj.”- përfundoi Kardashian.