Dy turiste nga Zvicra që po pushojnë në jug të vendit u bënë dëshmitare të një incidenti të rëndë në Ksamil.
Ato ndaluan në një pikë karburanti për të furnizuar dhe larë makinën, në të njëjtën kohë kur rreth 10 të rinj, pas një konflikti banal, sulmuan me leva dhe shkopinj punonjësit e pikës së karburanti. Turistet shprehen se u ndjenë të rrezikuara.
“Ne ishim këtu, pranë makinës. Ishin 11 njerëz ose më shumë që po sulmonin një burrë. Njerëzit telefonuan policinë.
Ishte situatë e frikshme, ne kurrë nuk mendonim se në këtë vend turistik, në këtë qytet të vogël… ne erdhëm këtu për pushime dhe pamë këtë situatë.
Ata djemtë vazhdonin të qëllonin dhe nuk ndalonin, dukej se nuk u interesonte shumë që këtu ishte plot me njerëz. Ne ecëm aty pranë dhe ata nuk u ndalën asnjëherë”.