Jo rrallë herë shohim sesi në media “fake news”, pra lajmi i rremë merr dhenë. Ndodh që personazhe të njohur ‘vdesin’ nga lajme jo vërteta duke shqëtesuar kështu edhe familjarët e tyre.
Së fundmi pre e këtyre lajmeve ka qenë edhe këngëtari i famshëm, Ed Sheeran.
Fansat e tij u tronditën nga lajmi se këngëtari i tyre kishte ndërruar jetë kur panë foton e tij në njoftimin e vdekjes nga gazeta islandeze.
Ndërkohë personi në të vërtetë ishte Svavari Gunnari Sigurðsson, një mekanik i cili punonte në një ndër kompanitë e prodhimit të makinave të njohur.
Por gazeta në fjalë kishte përzgjedhur foton e Sheeran. Por duhet thënë se Ed është shumë mirë dhe duket se ka patur një gabim në botim ndërkohë pritet që gazeta të kërkojë ndjesë publike me arsyen e tyre