Kështu, nëse në vitin e parë të deklarimit të pasurive në vitin 2003, Sali Berisha deklaroi një apartament në Rrugën. “L. Myzeqari”, pas vjedhjes së thesarit të shtetit dhe të korrupsionit si pushtetar i lartë i shtetit familja e tij ka të rregjistruara në Kadastrat e Shqipërisë 23 (njëzetë e tre) apartamente me sipërfaqe nga 100-200 m2, një Vilë në Gjirin e Lalzit; si dhe pasuri të tjera të palujtëshme, si dyqane; Katin e 14-të të Pallatit pranë RTVSH, Rruga “Mustafa Matohiti”, të cilin e përdor për zyra; si dhe Llogaritë bankare në Tirana Bankë, Intesa San Paolo Bank, Raiffeisen Bankë të cilat në total kapin shifrën e 2 miliard dollarëve. Dhe në këto shifra bëhet fjalë për pasuri të deklaruara, në një kohë që pasuritë e fshehura dhe të rregjistruara në emër të personave të tjerë, kapin shifra të frikshme. Ndaj edhe SHBA e shpallën atë “Non Grata” për korrupsion galopant ndaj pasurive kombëtare të shqiptarëve, të cilat nuk mund të “amnistohen” me një vendim mosfillimi të kundërligjshëm të Prokurorisë së Posaçme.
Po kështu ka prova dhe fakte të plota që Ilir Meta ka pastruar produktet që rrjedhin nga një krim duke krijuar pasuri, të cilat nuk justifikohen me të ardhurat e tij dhe të familjes së tij dhe për të cilat Prokuroria e Posaçme duhet të hetoj:
Vila në Golem është blerë pas vjedhjes së floririt të Krrabës në shumën prej 60 mijë USD dhe në vitin 2006, Ilir Meta e shiti atë 300 mijë euro. Në vitin 2010 ka blerë një apartament në shumën prej 400 mijë euro tek Rruga e Barrikadave në Tiranë. Ilir Meta ka të rregjistruara në kadastra edhe Vilë në Gjirin e Lalzit; Apartament banimi në Tiranë 212 m2, me verandë 97 m2 dhe garazh 139 m2; Apaartament banimi në Durrës; apartament banimi në Tiranë 99 m2; Apartament banimi në Tiranë 75 m2; apartament banimi në Tiranë 69 m2; Apartament banimi në Tiranë 103 m2; Apartament banimi në Tiranë 94 m2; Apartament banimi në Tiranë; Nësi tregtare 107 m2; Njësii tregtare 63 m2; Njësi tregtare 172 m2; Garazh 318 m2; Garazh 17 m2; Llogari bankare që llogaritën në 2,5 miliardë dollarë. Në këto pasuri dhe të ardhura nuk përfshihen edhe mjaftë të tjera që figurojnë në emër të personave të tjerë, ose të dhëna si dhuratë për arsye dhe interesa të dyshimta dhe të pista, të cilat gjenden të pasqyruara në qindra komente, video, shkrime etj në rrjetet sociale, gazeta e yoou tube, me citime emrash të përveçëm në Hotelin me 5 yje në Shkodër, vila dhe kalçetot e Xh.M etj etj, të cilat nuk mund të mbyllen me një mosfillim të procedimit penal nga ana e organit të akuzës, por duhen hetuar me objektivitet, drejtësi, bazuar në ligj, në fakt dhe në prova.