Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot me nderime zyrtare në cilësinë e një miku, ish Ministrin e Jahstëm të Shqipërisë Ditmir Bushati.
Të dy bashkëbiseduesit kanë folur për raportet Shqipëri Kosovë, zhvillimet në rajon dhe luftën në Ukrainë.
Për këtë takim kryeministri Albin Kurti ka bërë dhe një njoftim zyrtar.
Ky është takimi më i rëndësishëm që zoti Bushati ka kryer qysh pas largimit nga detyra si ministër i Jashtëm në vitin 2018, ku u zëvendësua nga Gent Cakaj.
Ai është propozuar nga zoti Rama si i dërguar special i OSBE gjatë vitit 2020 kur Shqipëria kishte kryesinë e OSBE, por nuk pati rast të kryente ndonjë mision.
Takimi me zotin Kurti para takimit të tij me të dërguarin special të SHBA Escobar dhe më pas bisedimet me Aleksandër Vuçiq, shihen si shpresë për një qëndrim më të qartë të Kosovës.
Pritet që zoti Bushati të jetë këshilltar i kryeministrit Kurti për politikë të jashtme dhe marrëdhënie me Shqipërinë.