Për dyshimet e ndërkombëtarëve për nismën e amnistisë fiskale, Rama u shpreh se është faji i një të djathte rublash, duke nënkuptuar këtu Berishën, që parterët kanë shqetësimet e tyre për ecurinë e kësaj nisme në vendin tonë.
Rama tha se falë tyre, shqiptarët kanë një damkë të madhe, çka shkakton që të gjithë miqtë ndërkombëtarë të kenë rezervat e tyre. Teksa tha se e respekton këtë rezervë të tyre, Rama tha se gjithsesi vendi tynë do bëjë atë që është e drejtë.
“Kemi njerëz që janë kthyer nga emigracioni këtu. Kanë ardhur nga Tirana. Sepse kanë kuptuar që jetohet me më pak stres. Tani me kursimet e tyre nxjerrin më shumë. Për këtë po luftojmë për amnistinë fiskale. Do luftojmë deri në fund. Është e papranueshme të na tregojmë krimin dhe kriminelët si puna e atyre organeve të trafikuara.
Që mbetën stampë në flamurin tonë kombëtar. Patjetër që shqiptarët bëjnë emër edhe në botën e krimit në botë. Janë pakicë 1%. Më pak ndërkohë që 99% janë njerëz si ata që janë këtu që kanë ardhur dhe janë martuar dhe me vajza të atyre vendeve ku kanë qenë. Mbajnë ekonominë e tyre familjare. Si qenkan këta kriminelë. Si u bëkan kursimet e tyre të tëra me një stampë tjetër prodhim i krimit.
Është e papranueshme kjo gjuhë që guxojnë të përdorin në gjuhë të huaj kundër nesh. Ata nuk kanë asnjë faj sepse ne jemi këtu të parë. Është e djathta e rublave, ajo palo opozitë e zhdukur në thesin e rublave, Nuk është rastësi edhe për atë stampën që mori një komb i tërë si një popull egërsirash që edhe në një luftë çlirimtare nxjerrin organet e njerëzve dhe i trafikonin.
Jam i bindur që ka gisht në një mënyrë apo një tjetër që përditë e përditë ul e ngre Shqipërinë si çerdhe krimi. Nuk ka se si shpjegohet harmonia e plotë mes partisë së atij që sot e goditur botën me luftë, të Putinit dhe atyre që sot bërtasin Shqipëria është në rrezik. Pse ne e kundërshtuam.
Kur ia japim gojës pa asnjë siklet duke i futur të gjithë në një thes, duke trajtuar përpjekjen tonë kushtetuese për të legalizuar 30 vite gjak djersë kursime si një përpjekje të dyshimtë për të ndihmuar, lehtësuar pastruar paratë e krimit. Një skandal, e paimagjinueshme, por ne do të vazhdojmë përpara se është gjëja e duhur dhe e drejtë. Sa shqiptarë kanë shkuar në Britani me emër tjetër, si të larguar nga lufta, sepse ishin në pikë të hallit. Sa vite kanë punuar ashtu, ku do i çojnë kursimet e punës në të zezë, që e kërkojnë dhe paguajnë pronarët në këto vende, nuk i lënë ata në rrugë ne.
Do bëjmë të gjitha ato që duhet, edhe amnistinë për të cilën duhet një draft sa më i dakordësuar me miqtë tanë ndërkombëtarë, ta bëjmë për njerëzit tanë, për vendin tonë. Pastaj duhet mbështetja e nevojshme në Parlament’- tha Rama.