Gazetari Blendi Fevziu, çdo ditë që kalon është më pranë largimit nga “Klan Tv” i Aleksandër Frangaj, i cili si mik të vjetër, nuk e ka pritur dhe shumë mirë këtë lajm.
Edhe pse moderatori i “Opinion” ka deklaruar se “nuk e ka vendosur ende”, largimi i tij është çështje kohe, por që sipas tij ky largim nuk ka lidhje me çështjen e pagesës.
Pas debateve për largimin e tij, Fevziu është shfaqur mbrëjen e djeshme me pronarin e “Klan Tv”, Aleksandër Frangaj, bashkë me stafin e emisionit, që sipas burimeve do të largohen të gjithë drejt Top-Chanel.
Foto e realizuar mes Fevziut dhe Frangaj, që shihen se po pozojnë së bashku me stafin e emisionit, është ndoshta “selfie” i fundit mes gazetarit dhe biznesmenit.
A është kjo foto, një kujtim i bukur, pas një lamtumire të “dhimbshme”./Ekskluzive.al