Austria është e gatshme të votojë pro hapjes së negociatave në fund të muajit qershor pavarësisht se ka skepticizëm mes deputetëve austriakë.
Kjo u theksua nga deputetët Reinhold Lopatka dhe Michael Hammer të Partisë Popullore Austriake, pas një konference që patën në Tiranë me Lulzim Bashën.
Lopatka, kryetar i Komisionit të Cështjeve Europiane dhe nënkryetar i Komisionit të Jashtem në Parlamentin austriak tha krah Bashës, se është pro hapjes së negociatave dhe se këtë gatishmëri ai e kishte gjetur si nga takimet me deputetët të mazhorancës ashtu edhe nga opozita.
Por Lopatka vërejti në fund të fjalës së tij se, “duhet të theksojmë se ne jemi të shqetësuar për rastin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Rasti i Xhafajt duhet të trajtohet në mënyrë të besueshme…”
Ai nënvizoi gjithashtu se, lufta ndaj krimit, fuqizimi i të drejtës dhe respektimi i Kushtetutës janë thelbësore për Austrinë.
Por interesant është në fakt, se vetë zoti Lopatka ka një vëlla me probleme me ligjin.
Vëllai i tij është arrestuar dhe ndodhet në burg, për përdhunim.
Më poshtë, linku i shkrimit që flet për vëllain e deputetit austriak:
(TemA)