• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, October 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Dosjet e bujshme dhe presioni politik: Pse prokurorët kanë frikë të marrin frenat e SPAK?!

October 27, 2022
in Aktualitet, Debat

Prokurorëve ju dhanë rroga nga 3 mijë euro në muaj, si dhe ju garantohet siguri nga Garda. Po ashtu telefonat e tyre përgjohen. Të gjitha këto për të ndaluar presionet politike. Por duket se asgjë nuk ka dhënë efekt…

Ndonëse SPAK u krijua për të dërguar pas hekurave “mamuthët e korrupsionit”, prokurorët që kanë në dorë çelësat e prangave kanë nisur të tremben.

Në dhjetor Arben Kraja duhet të lërë postin e kreut të SPAK dhe do të kalojë në prokuror i thjeshtë, por askush nuk do që të marrë drejtimin e luftës antikorrupsion.

Më 19 shtator, Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi garën për postin e kreut të SPAK dhe teksa na ndajnë dhe 1 javë nga mbyllja e saj, mësohet se nuk ka asnjë emër të regjistruar.

Afati i vënë nga KLP është më 2 nëntor dhe sipas informacioneve, prokurorët kanë hezituar të zënë postin e Arben Krajës. Sipas ligjit, të drejtën për të kandiduar e kanë të gjithë prokurorët e SPAK. Ky organ ka 17 prokurorë, disa prej të cilëve dhe emra të njohur dhe që kanë në dorë disa dosje të bujshme, por të gjithë stepen. Asnjë nga 16 emrat (hiq Krajën) nuk ka shfaqur asnjë interes deri më tani. Edhe pse dikur kishte një “luftë” të madhe për të hyrë në SPAK, duket se tani prokurorët janë pezmatuar. Por cilat janë arsyet? Pse prokurorët nuk e duan drejtimin e luftës antikorrupsion?

Në SPAK kanë shkuar një sërë dosjesh të bujshme, përfshirë ish-presidentë, ish-kryeministra, ministra etj. Më saktë po hetohen emra si Ilir Meta, Sali Berisha, Ilir Beqaj, etj. Ndërkohë ditët e fundit po bëhet e ditur se shumë gjyqtarë e prokurorë po shantazhohen dhe po ju bëhet presion.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë shumë vizita në SPAK ditët e fundit dhe paralajmëroi pushtetarët që të tërhiqen nga presionet. Ndërkohë vetë Arben Kraja e pranoi se duke qenë se po hetojnë dosje sensitive presioni është i pranishëm. Duket se të gjitha këto i kanë trembur prokurorët.

Që kur u ngrit SPAK, u mendua për këtë pjesë. Prokurorëve ju dhanë rroga nga 3 mijë euro në muaj, si dhe ju garantohet siguri nga Garda. Po ashtu telefonat e tyre përgjohen. Të gjitha këto për të ndaluar presionet politike. Por duket se asgjë nuk ka dhënë efekt. Askush nuk do që të marrë kreun e SPAK. Normalisht, drejtuesi ka përgjegjësinë më të madhe, pasi prej tij priten prangat për hienat e korrupsionit dhe të gjithë kanë filluar të tremben, duke e harrur misionin e tyre: Të bërit drejtësi. /Pamfleti

Next Post

Kandidati i parë Këlliçi i Foltores, do "shpëtoi" Tiranën: Jam i kundërti i modelit të Veliajt rrëzoi edhe Ramën...model si ish Luli i Saliut

Bashkë me Metën në zgjedhjet vendore, Berisha: Marrëveshje historike! Fitore e sigurt e opozitës..."të tretin dhe të tetin"

I kujtojnë sulmet ndaj njëri tjetrit: Sa e moralshme është marrëveshja e 14 majit? Berisha mburret me Tiranën shurrtore që i la Ramës! Meta sulm Bashës për 17 majin

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved