Revista australiane “Maxim Australia” ka publikuar listën e përvitshme ‘Hot 100’ për vitin 2022, në të cilën përfshihen gratë më të suksesshme dhe të bukura në industrinë e argëtimit, në sport dhe në kulturën pop.
Në krye të listës është aktorja Margot Robbie, e cila po vazhdon suksesin e saj në Hollywood. Kjo është hera e tretë që 32-vjeçarja ndodhet në krye të ‘Hot 100’ së bashku me disa prej emrave më të famshëm në showbiz.
“Lista jonë HOT 100 e vitit 2022 vazhdon të festojë gratë e shquara që këtë vit na kanë ndikuar dhe impresionuar me aftësitë, intelektin, humorin, dhe talentet e tyre”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga revista.
Yjet e sportit, Sam Kerr, Ash Barty dhe Emma McKeon përbëjnë pjesën tjetër të kësaj liste të gjatë.
Aktorja e “Wolf of Wall Street” është gati të surprizojë publikun në vitin e ardhshëm me projektet e saj më të mëdha, duke përfshirë jo vetëm filmin me Brad Pitt, “Babylon”, por dhe filmin e shumëpritur Barbie.
Klan News