Manchester United arriti që të fitonte në shtëpi ndaj Sherif Tiraspol me shifrat 3-0. Një ndeshje që pritej të kishte sukses për djajtë e kuq, ashtu si edhe ndodhi. Por vendasit e kishin marrë lehtë këtë takim dhe kjo u tregua qartë në minutën e 37.
Antony e harroi ndeshjen dhe nisi që të bënte spektakël në fushën e blertë. Një veprim tallës për kundërshtarin që është kritikuar shumë edhe nga tifozët e Manchester United. Me mbarimin e pjesës së parë, Ten Hag vendosi që ta linte këtë futbollist në dhomat e zhveshjes.
https://twitter.com/UTDCJ_/status/1585718107691417600?