Qeveria e Kosovës ka vendosur zbatimin në disa faza të vendimit për konvertimin e targave serbe në ato RKS.
Përmes një deklaratë për mediat, kryeministri Albin Kurti u shpreh se deri më 21 nëntor do të jetë masa e qortimit, ndërsa nga 21 nëntori deri me 21 janar do të jetë masa e gjobitjes.
“Tani ne kemi zhvilluar diskutime edhe me ministrin e brendshëm edhe me ministrinë e linjës. Dhe kemi ardhur në përfundim që të sjellim për propozim, një vendim që bën sekuencim dhe shkallëzim të zbatimit të këtij vendimi.
Deri me 21 nëntor do të jetë masa e qortimit. Nga 21 nëntori deri me 21 janar do të jetë masa e gjobitjes. Nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj. Pas secilës datë me 21 prill s’do të ketë më targa të tjera në Republikën e Kosovës”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.
Vendimi vjen pas presionit amerikan, për të shmangur tensionet.