Neymar është shpallur i pafajshëm, në lidhje me akuzat për korrupsion dhe mashtrim, gjatë transferimit të tij te Barcelona në 2013.
Sipas “Globo”, Prokuroria spanjolle ka hedhur poshtë akuzat për korrupsion dhe mashtrim ndaj brazilianit.
Barcelona i pagoi Santosit vetëm 17 milionë euro për Neymar në korrik 2013. Por grupi investues brazilian DIS, i cili zotëronte 40 për qind të të drejtave të Neymar gjatë kohës së tij në Santos, pretendoi se ishin shumë më tepër para të përfshirë në transferim.
Gjithsesi këto akuza kanë rënë dhe Neymar tashmë është i pafajshëm, teksa e gjithë vëmendja mund të jetë në fushën e lojës.