Sekretari i Përgjthshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, e konsideron vendimin e sotëm të Apelit të Shkodrës për dënimin me burg të ish-kryebashkiakut, Fran Frrokaj, si pjesë të fushatës së Ramës.
Ai i bën thirrje SPAK të shohë e të shqyrtojë abuzimin dhe korrupsionin madhor të shumë prej të besuarve të Ramës nëpër bashkitë e vendit.
Sipas tij, mbrojtja kryeministrore që u ofrohet atyre, nuk mund të sjellë pandëshkueshmëri.