39 vjeçari Briken Sinaj u ekzekutua mbrëmjen e sotme (e dielë) në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.
Policia bën të ditur për BW se i riu nga Lezha është qëlluar nga një makinë në ecje, tip Benz.
Burimet thonë se he makine eshte gjetur duke u djegur ne zonen e Qafë Kasharit, por policia nuk bën të ditura detaje te metejshme.
Në të gjitha dokumentat që ju gjetën me vete viktima ka emrin Briken Sinaj, nderkohe qe nga rojet private te kompleksit ku u vra njihet si Anton Gjini.
Ai ka më shumë se një vit që është rezident te Kodra e Diellit.
Viktima kur ka mbyllur makinën te garazhi eshte takuar me disa shokë te tij prej nga ku është qëlluar me kallashnikov tre here nga makina e autoreve.
Njoftimi i Policisë
Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi B. S., rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Janë shoqëruar disa persona në Polici. Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.