Me kalimin e javëve dhe muajve, shpresat për zbulimin e fatit të Elvis Martinajt, i ashtuquajturi mbreti i lojërave të fatit, sa vijnë dhe zbehehen. Asnjë nga pista dhe teoritë nuk po provohet, ndërsa dyshimet mbeten pezull mbi mundësinë e inskenimit të zhdukjes për t’i shpëtuar armiqve dhe drejtësisë si dhe mundësisë së eliminimit fizik nga kundërshtarët e tij.
Për hetuesit, pavarësisht dyshimeve të forta, dosja po shkon drejt arkivimit si e pazbardhur. Në dosje nuk mund të shënohet as si krim, pasi nuk ka asnjë provë për eleminim.
Tashmë e vetmja mundësi për të zbuluar të vërtetën e fatit të Vis Martinajt, mbetet pendimi në të ardhmen i ndonjë nga anëtarët e grupit që mund të ketë marrë pjesë në rrëmbimin dhe zhdukjen e tij apo në inskenimin e zhdukjes.
Kështu ka ndodhur që pas dy dekadave, ku një i penduar ka zbulluar krime të bujshme, të arkivuara pa autor. Rastet e fundit ishin rrëfimet e Luftar Reçit, Nuredin Dumanit apo e dy vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj, të cilët zbuluan para hetuesve me dhjetëra krime të rënda.
Përpos miseve dhe luanëve, Martinaj ishte i fiksuar pas personazhit të botës së krimit dhe drogës, Tony Montana, luajtur me mjeshtëri nga aktori Al Pacino në një nga filmat më të famshëm gjatë 40 viteve të fundit.
Muret e ambienteve që frekuentoheshin nga Martinaj ishin të mbushura me fotot e Tony Montanës dhe momente të fiksuara nga filmi.
Disa nga miqtë e tij të ngushtë thonë se Martinaj, i frymëzuar deri në fiksim, është përpjekur të imitojë jetën që bënte Tony Montana në film.
Një burim serioz tha se Martinaj i kishte dhënë milona euro borxhë Tom Doshit, pjesë e listës së zezë të SHBA, për të investuar në ndërtim.
Nuk dihet nëse paratë ia ka dhënë me fajde apo jo, por si garant ka hyrë një grup nga Shkodra, i skeduar për veprimtari të theksuar kriminale.
Lidhja me miset
Në ditën e ditëlindjes, kur mbreti i lojërave të fatit mbushi 40 vjeç, u publikua një tjetër fotot e papublikuar më parë, ku Vis Martinaj shfaqej në krah të ish missit E. Pasha.
Më parë Vis Martinaj është përfolur për një lidhje me modelen Orjola Marashi. Ndërsa natën e 5 gushtit 2022 e ka kaluar në Hotel Adriatik në Durrës me Miss Univers Albania 2022, Deta Kokomani.
Më pas, Vis Martinaj është parë në Shijak, i shoqëruar nga një bukuroshe nga Laçi, me lidhje të forta politike.
Ndonëse baba i 4 vajzave, Vis Martinaj është lakuar edhe për një lidhje me një moderatore tepër të njohur, e cila reklamon sot shtatzaninë në rrjete sociale.
Disa javë më parë, Prapaskena publikoi një foto të Vis Martinajt në vendin e njohur nga shqiptarët si ‘Peshqirat’ në Gjermani, vend simbol për shërbime seksuale dhe që frekuentohet nga ministra, ish ministra, deputetë dhe drejtorë.
Në një tjetër foto ekskluzive, njeriu më i kërkuar nga drejtësia dhe më i lakuar që nga mesi i muajit gusht, shfaqej në natyrë, ku duket se sapo ka ngenë.
Më pas Prapaskena publikoi foto të Martinajt në plazh si dhe me ish misin E. P. Gjithsesi, fotot nuk konfirmojnë asgjë në lidhje me fatin e Martinajt.
Armiqtë dhe aleatët
Vis Martinajt kishte konflikte me fisin Reçi, Klanin Duka, Ervin Matën, Gent Prizrenin etj. Martinaj kishte raporte të mira dhe të besueshme me grupin e Avdylëve në Shijak dhe grupin e Bajrave në Shkodër.
Ai mbulohej nga Shkëlzen Berisha, i cili e thërriste Martinajn dajë, për shkak të prejardhjes së tij nga Mali i Zi, nga e njëjta zonë me Liri Berishën.
Raporti mes tyre u kris kur Martinaj mbështeti Lulzim Bashën, pasi Berisha i shpalli luftë Bashës.
Përplasja me Ramën
Vis Martinaj konsiderohej klan i Shkëlzenit, por kishte lidhje të forta me klanin e bixhozit të Fatmir Xhafajt, ku përfshihej i vëllai i tij Agron Xhafaj, Besnik dhe Gramoz Murataj, që të tre pjesë e një prej grupeve më të fuqishme të kokainës, që mbushi Italinë me drogë.
Martinaj ka marrë nga grupi i Xhafajt në Vlorë niptet sekondare për hapjen e lotove në Tiranë, kundrejt pagesës.
Ata kishin licencën. Burime serioze kanë theksuar për Prapaskenën se Vis Martinaj i ka telefonuar edhe Edi Ramës, duke e kërcënuar me jetë. Martinaj ka menduar se Rama do të trembej, por ka ndodhur e kundërta.
Rama i ka dhënë një mesazh Martinajt duke e paralajmëruar se do t’i dilte në ëndërrat më të këqija. Komunikimi ka qenë i tensionuar, i mbushur me sharje dhe kërcënime të ndërsjella. Sipas burimeve, Martinaj është befasuar nga qëndrimi i Ramës.
Për shkakun e përplasjes ka dy versione. Sipas versionit të parë, Vis Martinaj i ka kërkuar Ramës të largojë Gent Prizrenin dhe disa biznesmenë nga prona e dajave të tij në Palasë.
Sipas versionit të dytë, Vis Martinaj i ka kërkuar Ramës të mbajë larg Olsin nga lojërat e fatit. Nuk përjashtohet mundësia që Shkëlzeni dhe Xhafaj ta kenë fryrë Vis Martinajn kundër Ramës.
Rama tentoi ta largonte Xhafaj nga politika, por e ndihmoi Erion Veliaj duke i dhënë 11 mijë vota, duke thyer hersin.
Pas përbetimeve në telefon, Vis Martinaj bleu dy vila në Surrel pranë shtëpisë së Edi Ramës. Ka pasur edhe përplasje mes eskortës së Martinajt dhe eskortës së Ramës, incidente që janë mbajtur të fshehta.
Për këto përplasje ka folur disa herë gazetari Artan Hoxha.
Garda e Republikës blindoi Surrelin vetëm për shkak të Vis Martinajt. E gjithë rruga që përshkohej nga makina e kryeministrit kontrollohej për ekspozivë të mundshëm apo atentatorë.
Kjo është një arsye më shumë për të besuar se në eliminimin fizik të anëtarëve të grupit të Martinajt, një nga një, mund të ketë dorë edhe shteti. Struktura të shtetit mund të mos kenë marrë pjesë në asgjesimin e grupit dhe zhdukjen e Martinajt, por mund të mbyllin njërin sy.