Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës për çështjen e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe, të pasqyruara edhe në ‘Daily Mail’.
‘Vetëm shërbëtorët e së keqes, jashtënxjerrjet e një kombi, pjellat e mbrapshta të sojit të lig që e ndjek pas si hija e një mallkimi këtë vend qysh prej 1912-ës, mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë!’- shkroi Rama.
“Ky është një moment kur Shqipëria është kthyer në vendin më të rrezikshëm në Ballkan dhe Evropë”, është pasazhi që ka marrë gazeta Britanike nga deklaratat e Berishës.
‘Shqipëria, një vend me vetëm 2.8 milionë banorë, përbën përqindjen më të madhe të të burgosurve të huaj në burgjet britanike dhe shqiptarët kanë dhjetë herë më shumë gjasa të burgosen se mesatarja e personit në MB.
Midis zbulimeve është një dosje e titulluar ‘Të dyshuarit’ që përmban më shumë se 100,000 persona, e kompletuar me fotografi, që grupi i hakerëve pretendon se është marrë nga baza e të dhënave të policisë shqiptare – megjithëse autoritetet e mohojnë këtë.
Kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha tha se ky zbulim ka vënë në dijeni bosët e krimit se janë nën vëzhgim dhe tashmë do të largohen nga vendi.
“Ky është një moment kur Shqipëria është kthyer në vendin më të rrezikshëm në Ballkan dhe Evropë”, tha ai.’- thuhet në artikullin e Daily Mail.