Manchester United ka marrë një humbje të papritur kundër Aston Villa-s. Skuadra nga Birmingham-i ka fituar me rezultatin 3-1, duke shokuar “djajtë e kuq” që në minutat e para të ndeshjes. Një rezultat i tillë nuk është pritur mirë nga Cristiano Ronaldo, të cilin e lënë nervat në baltë në një moment të lojës.
Kronometri po numëronte minutën e 60 kur ylli portugez përplaset me Mings-in. Ky i fundit po e markonte rreptësisht në zonë, çka ka bërë që 5 herë fituesi i Topit të Artë të reagojë fizikisht. Ronaldo ka kapur nga fanella kundërshtarin dhe e ka ulur përtokë në një duel force, që më pas është shoqëruar me një karton të verdhë nga ana e arbitrit.
https://twitter.com/Troll_Fotballl/status/1589282792483192832?