Kur na ndajnë edhe dy ditë nga mbyllja e aplikimeve për Lotarinë Amerikane, ambasada e SHBA në vendin tonë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm, duke i bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes nga personat që i kërkojnë para për aplikim.
‘Po luhet me zjarrin’/ Mes ‘kërcënimit’ të ndarjes së vendit, Rusia në kërkim të së ardhmes së humbur
Ambasada sqaron se për të aplikuar për lotarinë amerikane nuk ka asnjë pagesë, por është vetëm faqja zyrtar, mënyra e vetme për aplikim.
“Po aplikoni për Lotarinë Amerikane? Kini kujdes nga ata që kërkojnë para për t’ju ndihmuar. NUK KA pagesë për të aplikuar dhe dvprogram.state.gov është mënyra e vetme për të dorëzuar aplikimin tuaj”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që regjistrimet për Programin e Lotarisë Amerikane 2024 u hapën më 5 tetor dhe do të mbyllen të martën, 8 nëntor 2022.