Pas deklaratës së Belind Këlliçit për të ardhurit, edhe kandidatja tjetër në primare Adriana Kalaja ka habitur sonte me një deklaratë raciste dhe ndasore ndaj qytetarëve që vijnë nga rrethet në Tiranë.
E pyetur në Report tv në lidhje me lagjen “5 Maji”, Kalaja tha se “përse duhet të vijë ai banori nga Laçi në Tiranë”
“Më fal çfarë po ndodh tek zona e “5 Majit”? Janë prishur ndërtesa, prona private pa vendim prishjeje. Aty do ndërtohet një zonë, thuhet për banorët e prekur nga tërmeti.
Më fal, përse duhet të vijë ai banori nga Laçi në Tiranë? Edhe vetë ai personi që është në Bubq, apo kudo tjetër, ai do të jetojë aty me tokën e tij”, u shpreh Kalaja