Grida Duma do të lërë mandatin e deputetes.
Burime për Prapaskenën bëjnë me dije se deputetja demokrate do të nisë një emision në Top Channel.
Emisioni do të jetë dy herë në javë, të hënë dhe të enjte. Nuk dihet nëse Duma do të zëvëndësojë Sokol Ballën apo do të ketë emision të një natyre tjetër.
Duma ndërkohë ka hapur edhe një Akademy, me emrin “G Akadamy”.
Me Dumën drejtuese emisioni, tashmë bëhen 5 zëdhënës të Berishës që drejtojnë emisione, në televizione të ndryshme.
Përveç Gridës, janë edhe Erla Mëhilli, Elona Meço, Neritan Sejamini dhe Juela Meçani.