Barcelona ka përmbysur sot Osasunën, për të dalë nga transferta me tre pikët. Vendasit shënuan të parët që në minutën e 6, por katalanasit reagojnë dhe fitojnë ndeshjen me shifrat 1-2 falë golave të Pedrit dhe Rafinjës. Ky fundit tundi rrjetën i fundit dhe i dha triumfin blaugranave. Një gol ishte një vepër arti e Barcelonës.
Frenki De Jong, i tërhequr pas për shkak të të luajturit me një lojtar më pak të katalanasve, jep një pasim perfket që nga mesfusha. Asisti i holandezit nxjerr huq gjithë ekipin e Osasunës, që më pas sheh topin të përfunojë te Rafinja. Ky i fundit, pa u vonuar, godet topin me kokë nga një distancë prej afërsisht 15 metrash./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/SpainSystem/status/1590106026929717248?