Publikohet spoti zyrtar për protestën e 12 nëntorit të thirrur nga Partia Demokratike dhe Fronti Opozitar.
Me këtë spot opozita kërkon të përcjellë mesazhin e fortë të çngjyrosjes së flamurit kombëtar me ngjyrën e Rilindjes, nga “duart e Edi Ramës”.
Sipas PD-së, në fakt mesazhet janë disa, duke filluar nga skandalet e qeverisë, shpenzimet në udhëtimet e Ramës, vjedhja e 430 milionë eurove me inceneratorët, rrogat dhe pensionet e ulëta te largimi i mbi 740 mijë shqiptarëve.
Spoti mbyllet me thirrjen për pjesëmarrje në protestë më 12 nëntor në orën 16.00 përpara Kryeministrisë.
Sipas Kodit Penal të Republikës, përkatësisht nenit Neni 268: “Poshtërimi botërisht ose nëpërmjet botimeve apo shpërndarjes së shkrimeve, i Republikës së Shqipërisë dhe rendit kushtetues, i flamurit, i stemës, i himnit kombëtar, i dëshmorëve të kombit ose heqja, dëmtimi, prishja, bërja e padallueshme apo e papërdorshme e flamurit apo e stemës së Republikës së Shqipërisë të ekspozuara nga institucionet zyrtare, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri në dy vjet”.