Opozita akuzon shpesh herë se kryeministri Edi Rama iu shërben oligarkëve, por në shumë pak raste, për të mos thënë asnjëherë, përmend emra oligarkësh.
Gazetari Poli Hoxha, gjatë emisionit “Ora e Betit” i kërkoi kryetarit të PD-së Sali Berisha që të përmendë 3-4 oligarkëve, por edhe këtë herë lideri demokrat nuk përmendi asnjë.
Berisha i konsideroi oligarkët si krijim i Ramës dhe tha se ai nuk ka favorizuar asnjë biznesmen gjatë qeverisjes së tij.
Gazetari e pyeti Sali Berishën që të përmendë emrat e 3-4 oligarkëve.
Hoxha: A mund të më përmendi ju 3-4 emrat oligarkësh? Po e shohim që disa individëve po u bien në prehër pronat. Unë mendoj se duhen denoncuar emrat e oligarkëve. Një pjesë e mirë në portin e Durrësit janë në oborrin e Ramës.
Berisha: Krijimi i tyre është vepër e kryeministrit Edi Rama. Në mënyrë absolute asnjë biznesmen, por nuk mund të më thotë kush se i kam bërë një favor të paligjshëm njëri prej biznesmenëve të madh, edhe nëse kanë kërkuar diçka. Si kam penguar kurrë në investimet që kanë bërë.
Të gjitha të tjerat, që kanë ndodhur pas largimit tim, i kam denoncuar të gjithë, por janë vepër e Edi Ramës. Unë nuk e di se kush qendron pas portit të Durrësit se po t’i dija do t’i thoja. Unë kritikoj presidentin turk dhe ti mendon se unë nuk do thoja një oligark.
Hoxha: Nuk e kisha fjalën vetëm për portin e Durrësit, por në përgjithësi.