Armando Broja mori më në fund atë që shumë tifozë e kërkonin prej kohësh. Graham Potter-i i ofroi një vend titullari në përballjen kundër Manchester City-t, të vlefshme për “Carabao Cup“.
Sulmuesi shqiptar kishte shansin e artë të tregonte sa vlente dhe të vinte në dilemë trajnerin për sa i përket fanellës së titullarit në repartin e avancuar. Por shansi shkon i gjithi dëm.
Broja nuk arrin të lërë gjurmë kundër ekipit të Guardiolës dhe tashmë e gjen veten përpara kritikave. Portali anglez “Chelsea-Neës.co“ shfaq hapur pakënaqësinë për paraqitjen e 21-vjeçarit shqiptar. Shpejtësia dhe forca e tij nuk u vunë në pah në asnjë moment kundër City-t dhe këtu fajtor është si Broja, ashtu edhe shokët e tij të skuadrës, që nuk e shërbyen sa duhet.
Megjithatë, portali në fjalë është i sigurt se pas kësaj paraqitjeje, Broja duhet të punojë fort për vitin e ardhshëm, pasi ky vit kalendarik nuk do e gjejë më si titullar./Sport Ekspres/