Ditën e sotme, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi doli në një konferencë për mediat ku përsëriti të njëjtat akuza për inceneratorin e Tiranës, pa deklaruar ndonjë zbulim të ri.
Kryemadhi mbajti për rreth 1 orë mediat në transmetim live, duke nxjerr disa fatura të vjetra, për të cilat Drejtoria e Tatimeve ka reaguar se kjo është e pavërtetë. Madje vetë Kryemadhi e ka ulur shifrën e denoncimit nga 189 milion dollarë që fliste para ca muajsh në 20 milion dollarë ditën e sotme, duke ngritur kështu dyshime të forta për arsyen e vërtetë të sulmit të saj.
Por përtej akuzës së Kryemadhit, që më shumë duket më shumë tendencioze sesa parimore, ajo që të bën përshtypje është shërbimi i kreut të SPAK, Arben Kraja. Menjëherë pas daljes së Kryemadhit, SPAK lëshoi një njoftim për mediat, ku tha se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Elbasanit.
Sipas Krajës, Prokurori i çështjes Klodian Braho, ka njohur këtë të enjte me akuzën, avokatët e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe Klodian Zotos.
Pas 11 muajsh hetime, Arben Kraja dhe Klodian Braho mbyllën hetimet vetëm 2 ditë përpara protestës së opozitës, për të karikuar opinionin publik për një çështje që vetë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi thonë që e kanë personalisht me inceneratorët.
Çdo qytetar do të bënte pyetjen më normale:
Përse Kraja dhe Braho nuk i mbyllën hetimet në gusht, shtator apo tetor? Por e bën këtë veprim 2 ditë përpara protestës së opozitës.
Përse Kraja lëshoi deklaratën për media, vetëm 1 orë pas konferencës së Monika Kryemadhit?
Përse Arben Kraja nuk ka përfunduar hetimet për dhjetra dosje të depozituar në SPAK përpara inceneratorëve si: Dosja e Partizanit, Dosja e Koncesioneve të Shëndetësisë, Dosja e Gërdecit, 21 janarit etj?
Duket që ky është shërbimi i fundit i Krajës për Partinë e Lirisë, i cili dikur ka punuar si Drejtor kur ishte Ilir Meta kryeministër.
(Voxnews)