Elton Qyno
Për shkak të një konflikti të pa shpallur zyrtarisht mes Prokurorit të Përgjithshëm, Olsi Çela dhe Drejtuesit të Prokurorisë Elbasan, Kreshnik Ajazi, e gjithë administrata e oficerëve të kësaj prokurorie, po persekutohet me një inspektim “rrufe” nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.
Përplasja majë më majë, mes dy “qiell gërvishtëzve” të akuzës Shqiptare, ka çuar pak kohë më parë, në ambjentet e prokurorisë së Elbasanit, një grup inspektimi.
Është paradoksale ta mendosh, por e gjithë polemika mes dy “qiell gërvishtëzve” të akuzës, ka nisur për një karrike me 4 këmbë që ndodhet në prokurorinë e Tiranës.
Marëdhëniet mes Olsi Çelës të qeverisë dhe Kreshnik Ajazit të Partisë, u vanitën pikërisht kur Kreshnik Ajazi, ngriti krye dhe kërkoi të garojë për postin e drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës, sapo nga ky institucion u largua, Elisbeta Imeraj.
Por në fakt, në planet e Olsi Çelës, ka qënë tjetër kush për të zënë postin e drejtuesit të prokurorisë së Tiranës.
Të gjitha përpjekjet e Kreshnik Ajazit, për tu bërë pjesë e garës, dështuan në betejën e zhvilluar me vetveten, para mureve të “thepisura” të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Por gjatë kësaj kohe, kur Kreshniku bënte betejën për të çarë muret e thepisura të KLP-s, në ambjentet e prokurorisë së Elbasanit, kishte nisur një inspektimin për kontrollin e punës hetimore të Oficerëve të Policisë Gjyqësore.
Në fakt për hir të së vërtetës ky inspektim, ishte kërkuar nga vetë Kreshnik Ajazi, i cili gjatë kohës që ishte “mjaltë” me Olsi Çelës, i ka kërkuar shokut të vetë që të inspektonte oficerët, pasi në gjykimin e Kreshnikut ata ishin të paaftë, spunonin dhe nuk i jepnin drejtim dosjeve.
Kërkesa e Kreshnikut u pranua nga Olsi, i cili lëshoi menjëherë kontrollin. Por ky kontroll, nxori pozitiv vetëm dy oficerë Fjoralba Memia dhe Altin Gjetani.
Ndërsa 8 OPGJ të tjerë, kanë dalë “blozë”.
Kreshniku për të rregulluar situatën, kishte çuar në Prokurori të Përgjithshme, raporte vlerësuese pozitive për ç’do oficer.
Por për shkak se tashm marëdhënia mes Olsit të qeverisë dhe Kreshnikut të Partisë, mori një tjetër rrjedhë “apokaliptike”, është Olsi që lëviz gurët e shahut.
Para 10 ditësh, 8 oficerë të Prokurorisë së Elbasanit futën kokën në “gijotinën” e Alfred Progonatit, ku u njohën me shkeljet e konstatuara gjatë inspektimit të dosjeve që ata kanë në hetim.
Sërisht në datën 10 dhe 11 nëntor, 8 oficerët e policisë Gjyqësore Elbasan, do paraqiten përballë Progonoatit dhe do “këndojnë” obsevarsionet e tyre mbi shkeljet që ata kanë bërë për çdo dosje të kapur nga inspektimi.
Për shkak të këtij sheri mes dy “qiell gërvishtëzve”, pjesa më e madhe e oficerëve pritet të dalin me vërejtje administrative, duke sjellë penalitete.
Sot kemi arritur në një pikë, kur vettingu po gërryen sistemin e prokurorisë dhe nga ana tjetër vetë prokuroria po gërryen sistemin nga brenda.
Në Elbasan përdorin një shprehje popullore, q***…ziu …ziu…q***…