Një operacion anti-drogë çoi në zbulimin e një sere në Berat prej 8 dynymësh në të cilën kultivohej kanabis. Për kultivimin ishin agazhuar rreth 200 persona, nga të cilat 100 gra për përpunimin.
Jo rastësisht shimica e grave janë nga Kamza. Nami i grave të Kamzës për përpunimin e drogës ka arritur deri në Amerikën Latine.
Zonjat janë trajnuar në përpunim që në vitet 2016-2017, ku kultivimi i kanabisit ishte i organizuar edhe nga policia.
Autobusë dhe furgonë mbusheshin çdo mëngjes me gra dhe vajza nga Kamza, drejt maleve të Krujës dhe zonave të tjera, për të përpunuar dhe përgatitur hashashin.
Gjatë dy viteve, ato u kthyen në mjeshtre të përpunimit. Dhe natyrisht një zanat kur mësohet, nuk harrohet lehtë.
Bosët e drogës kanë kontraktuar pikërisht gratë e Kamzës në vitin 2022, për të përpunuar kanabisin në serat gjigande në Berat.
Zonjat kërkohen edhe nga bosët e tjerë kryesorë ne Shqipëri, por deri në Amerikën Latine, si mjeshtre të sprovuara në përpunimin e drogës.