Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se të gjithë deputetët janë të ftuar në protestën e 12 nëntorit, me përjashtim të paraardhësit të tij, Lulzim Basha.
Sipas tij, ky i fundit ka një “akuzë të tmerrshme. Ka deklaruar që nuk është e vërtetë, por nuk ka dhënë asnjë fakt e provë për ato akuza konkrete që ekzistojnë aty”.
“Hetimi nga selia po vazhdon. Mendoj se është i detyruar të ketë burrërinë të tregojë dhe në qoftë se i takon të hyjë brenda, ose të shpallet i penduar i drejtësisë dhe të tregojë të vërtetën”, u shpreh Berisha.