Një tërmet me magnitudë 7.9 ballë në kombin ishullor të Tongës, shkaktoi një paralajmërim për cunami.
Qeveria e Tongës bëri thirrje për evakuim të menjëhershëm në brendësi të vendit pas tërmetit.
“Një cunami i rrezikshëm mund të ndodhë brenda pak minutash.
Ju këshillojmë që të evakuoheni menjëherë në tokë të lartë ose në nivelin e 3-të të një ndërtese çeliku ose betoni derisa të kalojë kërcënimi. Marinarët këshillohen të lëvizin në thellësi të oqeanit larg shkëmbinjve nënujorë, ” tha qeveria në një deklaratë.