Grida Duma, e cila la mandatin si deputete për një pagë 15 mijë euro në muaj tek Top Channel, ka blerë së fundmi një makinë lulsoze të vitit 2018.
Prapaskena mëson eklezuvisht dhe ka parë dokumentet doganore se zonja Duma e ka blerë makinën në Kroaci, vlera e të cilës në Shqipëri shkon mbi 85 mijë euro.
Makina ka ardhur në Shqipëri me zero kilometra. Bëhet fjalë për një makinë Land Rover sport, cilindrata 1999, e prodhuar në vitin 2018. Një makinë e tillë, e përdorur, kushton sot rreth 70 mijë euro pa TVSH.
Me zero kilometra, Land Rover sport e 2018 kushton rreth 85 mijë euro, pa TVSH. Nuk dihet nëse Grida Duma i ka paguar detyrimet doganore apo ka përfituar nga statusi i deputetes, pasi sipas ligjit deputetët kanë privilegjin që të fusin një herë sende apo mallra gjatë mandatit të tyre, pa paguar detyrime doganore, me kushtin që sendi të ketë lidhje me funksionin e ligjvënësit.
Por, blerja e një makina me vlerë sa një apartament, tregon për nivelin e pasurisë së Grida Dumës, sidomos pas romancës së gjatë me ish bankierin e ndjerë, Artan Santo.
Por, Monika Kryemadhi nuk mendon kështu. Sipas Kryemadhit, Grida Duma, me pagën e saj si deputete nuk paguan dot as faturat e energjisë elektrike.
Kryemadhi ka deklaruar se Duma iku tek Top Channel, për të rritur djalin.
“Rroga e një deputeti të opozitës është sa një përgjegjës i zyrës së postës dhe është 1 milion e 100 mijë lekë të vjetra.
Është çështje parash se me çfarë do paguajë Grida Duma?! Do rrisë djalin, me çfarë do paguajë dritat, me çfarë do mbajë makinën?
Se këto nuk i llogarisni ju asnjëherë,” – u shpreh Kryemadhi në “Now me Erla Mëhillin”.