Pëllumb Salillari është arkitekti i një mali me krime ekonomike dhe mjedisore, që nga ndërtimet pa leje në Tiranë, korrupsioni me tendera, mashtrimin me kontrata, deri tek shkatërrimi i zonave të mbrojtura, korruptimi i zyrtarë publikë dhe sidomos prokurorëve, djegia e pishave për të zgjeruar guroret etj
Salillari është përfituesi i një sage krimesh, por oligarku ka menduar për të ruajtur prapanicën e tij, ditën kur do t’i ngushtohet laku i drejtësisë. I pari që do të hajë burgun do të jetë administratori i kompanisë kriminale, Lulzim Salillari, ish ushtarak.
Ushtarakët zakonisht shquhet si njerëz korrektë, seriozë dhe që respektojnë ligjet. Duket e habitshme se si Lulzim Salillari ka marrë përsipër një barrë kaq të rëndë, duke pranuar të jetë administrator në letrat i kompanisë Salillari, përgjegjëse për një sage skandalesh dhe aferash me pasoja të rënda.
Do të mjafonin vetëm pallatet pa leje që Rama i sekustroi Salillarit në Tiranës, që administratori të shkojë në burg. Në Prokurorinë e Tiranës janë të hapura disa dosje penale për kompaninë Salillari.
Për shkak se ndërtimet pa leje të Salillarit janë flagrante, prokurorët e kanë të vështirë t’i mbyllin këto dosje, edhe oligarku është gati t’i mbulojë me para siç ka bërë në të kaluarën.
Kujtojmë që në dhjetor të vitit 2021, Salillari arriti të kthejë mbrapsht një urdhër të SPAK-ut për arrestimin e tij, duke paguar 300 mijë euro.
Prokuroria e Tiranës nuk mund të sajojë asnjë alibi për të shpëtuar Salillarin këtë herë, ndryshe prokurori që do të kërkonte pushimin e hetimit, jo vetëm do të degjenerohej publikisht, por do të rrezikonte shkarkimin dhe një gjë të tillë vështirë të gjende një gjykatës që ta pranojë.
Dhjetëra shqiptarë janë arrestuar për një avlli, kotec, banjo etj., ndërsa Salillari ka ndërtuar pa leje në zonat më të lakmueshme të Tiranës dhjetëra mijëra m2 pa leje.
I vetimi pazar që po negociohet është që të arrestohet administratori Lulzim Salillari, për t’u bërë kurban për të shpëtuar oligarkun, ish faturino dhe me një dosje përdhunimi.
SPAK të monitorojë lëvizjet e Salillarit si dhe veprimet e prokurorëve, të cilëve oligarku dyshohet se po u ofron shuma të mëdha parash korrupsioni me tendera.
Sipas pazarit, synohet që të gjitha përgjegjësitë t’i ngarkohen ushtaraku administrator, i cili në fakt është thjeshtë formal, pasi koka është Pëllumb Salillari.