Fyerjet dhe kërcënimet publike ndaj Edi Ramës të një tufe lehsish që kanë uzurpuar karriget e parlamentin si deputet kur janë një tufë qensh pa dhëmbë më e pakta duhet të ishin denoncuar në polici nga vetë parlamenti dhe forcat e gardës të cilët e kane për detyrue mbrojtjen e jetës së personaliteteve aq më tepër të kryetarit .të qeverisë shqiptare.
Dhuna verbale, kërcënimet dhe fyerjet prej rrugaçësh të Salijaranit, Palokut, Bardhit dhe Leskajt ishin një skandal dhe një krim publik, por kuvendi qesharak këta pijanec ordiner i “dënoi” me… 10 ditë pushim.
Shikoni se çfarë ndodh në Kosovë shtet i sapoformuar ku drejtësinë dhe ligjin e bëjnë të huajët:
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për kërcënimin e pretenduar si dhe fyerjet ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, të enjten në Kuvendin e Kosovës nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Referuar pyetjes suaj, iu njoftojmë se Prokurori i Shtetit gjatë ditës së djeshme i ka autorizuar policinë për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme lidhur me këtë çështje”, ka thënë Ulajn.
Ndryshe, të enjten në Kuvendin e Kosovës ka pasur një debat të nxehtë në mes të deputetit të PDK-së Abelard Tahiri dhe zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.
Bislimi kishte thënë se gjatë seancës e cila u mbajt të enjten është kërcënuar nga Abelard Tahiri.