Ashtu siç pati shkruajtur gazeta TemA, Grida Duma nis sot zyrtarisht punë si drejtuese emisioni në Top Channel.
Vetëm se e ka nisur me një gënjeshtër të trashë.
Ajo tregoi një histori se në vitet ’90, një gjysh thoshte se nipi i vet dinte pastër shqipen, pasi e kishte mësuar në Top Channel dhe Digitalb.
Kjo bëri që Grida të emocionohej dhe të bindej të pranonte ofertën e Top Channel për të lënë mandatin e deputetes dhe për t’i hyrë gazetarisë.
Vetëm se ka një problem, që e nxjerr zbuluar Gridën.
Top Channel e nisi transmetimin në vitin 2001, pra shumë vonë viteve ’90.
Ndërsa Digitalb nisi edhe më vonë, në 2003.
“Do t’ju them një impresion të historisë se si nisi Top Story nga një bashkëbisedim me një mik që është drejtues mediash që unë ia çmoj shumë mendimin. Më tha ke bërë një gjë të madhe që po lëviz nga politika për të bërë më shumë politikë, por ke bërë një gjë shumë të madhe që po e bën në Top Channel.
Më tha do të të tregoj një story me vijueshmërinë e politikës së Top Channel dhe efektet që ka bërë në historinë shqiptare të hapësirës së mendimit dhe politikës. Shoqëronte një konsull austriak në zonat e veriut diku në vitet ‘90 e ca s po i themi fiks cilat, takoi një princ i cili u emocionua që i takoi dhe i tha do më ndihmoni djalin se im bir flet një shqipe të pastër megjithëse nuk ka shkollë të hapur këtu, dhe këtë e ka mësuar duke parë Top Channel dhe Digitalb-in.
Kjo histori mua më preku që ka në trashëgiminë e vet, në legasinë e vet, Top Channel është gjithashtu një shkollë, një shkollë që unë shpresoj të jetë një pjesë e vlerës së shtuar të shkollës dhe të komunikimit politik.
Ju jeni surprizuar që një politikane po e bën këtë në një televizion, unë jam surprizuar që kam gjetur një mendësi në pronarët e Top Channel dhe jam surprizuar shumë nga Lori kur kemi diskutuar për një risi të komunikimit politik, të analizës, hard talk-ut politik të stilit amerikan, ky është një stil amerikan siç i takon platformës së Top Channel është duke bërë një gjë avangrad. Shpresojmë që do të shkojmë aty ku duhet dhe të jemi një vlerë e shtuar”, tha Grida Duma.
E gjithë kjo tregon se kur tenton te hysh nga rruga ne gazetari, dukesh si njeri rrugësh.
Po qe se Top Channel do bënte konkurs për gazetarë dhe te bënte pyetjen elementare kur ka nis punë Top Channel Grida do ta kishte humbur.
Kështu është kur merren pa konkurs ne punë.