• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, October 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Carlo Bollino: Berisha po bën sot, atë që unë 27 vite përpara s’kisha ndërmend kurrë ta bëja për Shqipërinë: Baltosjen!

November 19, 2022
in Blog

Nga Carlo Bollino

Kur në 1995 Sali Berisha vendosi të më deklaronte “persona non grata” në Shqipëri, më bëri të ditur se një nga arsyet ishte pjesëmarrja ime në një takim të vogël në Bari.

Spiuni që ishte në sallë dhe e kishte informuar (sot një sociolog i respektuar “italo-shqipetare”, që shkruan libra dhe flet për integrim), më shpjegoi në emër të Berishës se gjatë fjalës sime të shkurtër, mbajtur në një hotel puljez në prani të ndoshta rreth 100 pensionistëve gjysmë të përgjumur, kisha guxuar të paralajmëroja investitorët e mundshëm, nga ndonjë rrezik që mund të kishte investimi atëherë në Shqipëri “pa e njohur mirë vendin”.

Pra, sipas Berishës dhe informatorit të tij, kisha “dëmtuar imazhin” e Shqipërisë dhe për këtë arsye u dëbova, duke konfirmuar që paralajmërimi im nuk ishte në të vërtetë tepër i ekzagjeruar.

Sot, pas 27 viteve, i njëjti Sali Berisha që konsideronte 100 pensionistët puljezë të “dezinformuar” nga një gazetar, po përgatitet të organizojë një protestë për datën 6 dhjetor, për të pritur në mënyrën e tij 27 krerët e shteteve të Bashkimit Europian, të cilët do të vijnë në vizitë zyrtare në Shqipëri. Shumë prej tyre, për herë të parë, si për shembull presidenti francez Macron.

Pra, Sali Berisha ka ndërmend të protestojë kundër delegacionit më prestigjioz të Bashkimit Europian, që kurrë nuk ka prekur më parë një vend të Ballkanit Perëndimor dhe si rrjedhojë t’i drejtohet opinionit publik të gjithë BE-së, për t’i “informuar” se këtu qeveria është e korruptuar, se mafia është e përhapur, se narkotrafiku komandon, se tenderat publikë grabiten, se pallatet e ndërtuara janë fryt i pastrimit të parave të pista, e të tjera e të tjera. Pra, Shqipëria pa atë është e kalbur.

Nëse unë, duke i folur atyre 100 pensionistëve italianë kisha “dëmtuar” Shqipërinë, ai, me 6 dhjetor, duke iu drejtuar 447 milionë banorëve të BE-së, çfarë po përgatitet të bëjë? Të tradhtojë shtetin? T’i pështyjë në fytyrë popullit shqiptar?

Të baltosë botërisht imazhin e vendit me qëllim që të mbrojë aferat e pista të familjes së tij? Nuk e dimë nëse ka ndërmend me të vërtetë dhe ka kurajo të çojë deri në fund projektin e tij qesharak, apo bëhet fjalë për të disatin kërcënim apokaliptik të lëshuar paraprakisht, duke shpresuar të marrë në këmbim të tërheqjes ndonjë thërrime. Gjithsesi jemi të qartë se sido që të shkojë, Berisha bëri të disatin gabim:

Me delirin e tij revolucionar vëtëm nxiti barkun dhe urrejtjen e militantëve, duke larguar nga vetja akoma më shumë pjesën e moderuar dhe të shëndetshme të vendit, që është shumica e shqiptarëve dhe pa mbështetjen e të cilës, askush nuk mund të fitojë asnjë palë zgjedhje. /ReportTv.al

Next Post

VIDEO/ Fitore e merituar: Kombëtarja i shënon dy herë Armenisë në ‘lamtumirën’ e Reja-s! Shkëlqejnë lojtarët e Superligës, gol Skuka

Nuk i rrihet edhe në qamet: Berisha nxjerr foto të Tiranës në shi, para shumë viteve

Zbardhet dialogu që hapi Botërorin, lumë kritikash për Morgan Freeman

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved