Në “Goca dhe Gra” ishte e pranishme këtë të mërkurë moderatorja Ilda Bejleri.
Në daljen e parë publike pasi u bë nënë, Ilda ka ndarë pikëpamjet e saj si dhe ka dhënë detaje nga jeta e saj private dhe mëmësia.
Ajo u shpreh se pasi ka lindur vajza, fle në dhomë me të duke lënë partnerin në një dhomë vetëm, pasi sipas saj është më mirë të rrijë vetëm njëri pa gjumë se të dy.
“Unë ia thashë partnerit direkt sapo e zbulova se jam shtatzënë, ka qenë një periudhë shumë e bukur, e kemi zbuluar shumë bukur. Vajzat janë shoqe shumë të mira, janë speciale. Emrin ia kam vënë unë, po shihja një film dhe më pëlqeu se si tingëlloi Siena. Pjesa më e vështirë janë ditët e para dhe muaji i fundit. Sa ja merr dorën është vështirë, pastaj është më thjeshtë. Natën qëndroj vetëm, pjesa më e vështirë. Marrëdhënia nuk ka ndryshuar, vajza fle në dhomë vetëm dhe unë fle me të. Më mirë një pa gjumë, se sa të dy.”- tha Ilda Bejleri.
Po kush është partneri i Ilda Bejlerit dhe pse nuk ia përmend emrin?
Ai është buznesmeni Ardit Kraja, i përfolur më parë për pastrim parash me një grup me rekorde kriminale.
Arsyeja se pse Ilda nuk e përmend dhe as nuk e prezanton në publik, është se Kraja vijon të jetë i martuar me gruan e tij, me të cilën ka dy vajza.
Sipas burimeve, pas lidhjes me Ilda Bejlerin, në familjen e biznesmenit ka plasur sherri. Atij nuk i flasin si gruaja ashtu edhe dy vajzat.
Por kjo nuk është e gjithë historia.
Prapaskena ka raportuar më parë se para se të takohej me Ilda Bejlerin, biznesmeni ishte në një romancë me blogeren e njohur të ekranit, bjonden…e cila ishte një nga shoqet më të ‘besuara’ të Ilda Bejlerit.
Prapaskena mëson se ishte vetë blogerja bionde, e cila një ditë, me sa duket pa asnjë ndjesi rreziku, e prezantoi shoqen e saj (Ildën) me të dashurin biznesmen.
Nga ajo ditë, biznesmeni nisi një komunikim intensiv privat me moderatoren, ndërsa romanca e tij me shoqen e saj u zbeh gradualisht.
Biznesmeni thuhet se i rrëmbeu zemrën moderatores Ilda Bejleri, ku i fali edhe një biznes, shenjë kjo e bujarisë dhe zemërgjerësisë së tij.