Analisti Frrok Çupi deklaroi se Sali Berisha nuk mund të futet dot as në shtetin italian për shkak të non gratës të marrë nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe.
“Nuk besoj se BE do të merrej me një gjë të tillë për arsye se ajo çfarë ndodhi ndodhi. Ky njeriu që po flasim është çmontuar tashmë.
Që nga momenti që SHBA e shpallën të papranueshëm dhe minus të demokracisë, nuk ka më kapacitete politike, ligjvënëse.
Praktikisht Berisha mund të provojë të shkojë në Itali. As Itali nuk shkon dot. Sigurisht që perëndimi funksionon në akordancë me njëri-tjetrin”, u shpreh ai.
Çupi tha në një intervistë për Euronews Albania se protesta e 6 dhjetorit mund të konsiderohet një rrezik kombëtar.
Sipas tij tendenca për ta realizuar protestën më 6 dhjetor, pikërisht kur qendra e Europës do të jetë në Tiranë është problematike.
“Për të qenë atje ku mund të shkaktojë një skandal, një trazirë, një traumë që është diku pranë ku zhvillohet takimi, diku pranë ku mund të jetë rrezja e sigurisë dhe jo sigurisë, ku mund të bëhen atentate, ku mund të bëhen kamikazllëqe, e të tjerë,” – u shpreh Çupi.
Analisti tha se kjo do të jetë një provë diplomatike dhe ushtarake, shumë e rëndësishme për qeverinë.