Në një pritje të madhe të ambasadës së Shqipërisë në Mal të Zi, me praninë e autoriteteve të larta politike, trupit diplomatik, përfaqësuesve të shquar të shoqërisë civile, të popullit shqiptar atje, u festua 110 vjetori i Pavarësisë dhe Dita e Flamurit.
Në pritje mori pjesë dhe kreu i qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë, Ridi Kurtezi vlerësoi nxitjen që kanë marrë marrëdhëniet dypalëshe shqiptaro malazeze me ardhjen në krye të ekzekutivit, të zotit Abazoviç, posaçërisht në fushën e infrastrukturës që lidh dy vendet.
Ura mbi Bunë, Buna e lundrueshme, ishin dy projektet që theksoi si drejtime të reja të bashkëpunimit, ambasadori në fjalën e tij.