Një urim tepër i veçantë dhe kreativ ka ardhur për Shqipërinë me rastin e 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Është Dubai ai që u është bashkuar këtyre urimeve, me një simbolikë magjike në “Burj Khalifa”.
Kulla më e lartë në botë, “Burj Khalifa” që gjendet në Dubai u “vesh” pasditen e së hënës me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi.
“Burj Khalifa ndez dritat me flamurin shqiptar në festimin e ditës kombëtare të tyre. Ju dëshirojmë prosperitet dhe zhvillim”, kanë shkruar në faqen zyrtare të Burj Khalifa. Gjithashtu, në sfond kanë lëshuar edhe himnin kombëtar shqiptar.
Kompania “Emmar” ka marrë aprovimin e Kuvendit shqiptar për të ndërtuar investimin madhështor në Portin e Durrësit.