“The Brave”, filmi kushtuar Lazaratit, u shfaq në kinematë italiane. Më konkretisht shfaqja e parë u dha më 6 tetori, në sallat e UCI Cinemas, në qytetet më të mëdha italiane.
Filmi vetëm është frymëzuar nga ngjarjet e Lazaratit, kryeqendra shqiptare e drogë, dhe ka plot referenca të situatave që kanë ndodhur në atë fshat.
Regjisori William Kaufman dhe skenaristi i filmit Marco Balsamo janë amerikanë, dhe “para se të ndërtonin ngjarjen kanë shëtitur Shqipërinë dhe kanë vizituar madje edhe Lazaratin”, sipas fjalëve të producentit Mark Crawford.
Lazarati ose Kolumbia shqiptare, ishte një vepër monstruoze e Sali Berishës, i cili edhe publikisht ka deklaruar se mos prekja e këtij shteti kriminal brënda shtetit, ishte vendim i rëndësishëm politik i kohës. /Ekskluzive.al